Xhixha në super formë, gjen golin e radhës në Champions

Futboll

Xhixha në super formë, gjen golin e radhës në Champions

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 19:58
Redon Xhixha

Redon Xhixha gjen golin e radhës me Qarabagun. Kampionët e Azerbajxhanit po fitojnë 4-0 takimin e kthimit të raundit të parë në Champions League kundër Lincoln Red Imps.

Teksa triumfuan 1-2 edhe në sfidën e parë, me sulmuesin kurbinas autorin e golit të parë. 25-vjeçari ndodhet në formë të mirë sportive dhe sot ka ndëshkuar sërish skuadrën nga Gjibraltari.

Ishte minuta e 49’ kur Xhixha dërgoi topin në rrjetën kundërshtare, duke dërguar rezultatin përkohësisht në 3-0.

Arbitri anësor e anuloi në fillim për pozicion të parregullt, por pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u cilësua i rregullt dhe ish-sulmuesi i Tiranës dhe Laçit nisi festën me shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat