Gjilani mobilizon forcat për fitore

Futboll

Gjilani mobilizon forcat për fitore

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 21:11
Gjilani

Gjilani mobilizon forcat për fitore dhe kualifikim në rrethin e dytë të Conference League në futboll. 
Gjilanasit janë të përgatitur maksimalisht dhe me padurim e presin ndeshjen e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja luhet nesër në orën 20.00, ku sfidohen nga Progres Niederkorn i Luksemburgut.

Ballafaqimi i parë ka përfunduar baras (2.2).

“Të besuarit e Klodian Duros kanë zhvilluar edhe provën e fundit gjenerale në prag të duelit kthyes ndaj Progres Niederkorn në kuadër të Ligës së Konferencës.

Atmosfera dhe klima brenda kampit rrezaton pozitivitet, me futbollistët që janë të gatshëm të japin më të mirën nga vetja e tyre për të bërë të mundur kalimin në fazën tjetër të garës.

Futbollistët presin mbështetjen e tifozëve për ndeshjen e së enjtës.

Oltion Bilalli, Mevlan Zeka dhe Theophilus Solomon janë ende të pakonfirmuar për këtë përballje për shkak të lëndimeve të mëparshme, ndërkohë që stafi teknik do të shoh situatën e tyre para ndeshjes.

Dueli kthyes ndaj Progres Niederkorn zhvillohet të enjten mbrëma më 20 Korrik me fillim nga ora 20.00”, njofton FC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat