Memelli: Ftohje me tifozët? Jo, e kundërta

Futboll

Memelli: Ftohje me tifozët? Jo, e kundërta

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 22:34
Memelli

Vllaznia do të synojë fitoren dhe kualifikimin përballë Linfield. Kuqeblutë e Migen Memellit humbën 3-1 takimin e parë të raundit të parë në Conference League. Që u zhvillua në Irlandën e Veriut.

Të enjten do të luhet takimi i kthimit në “Loro Boriçi”, duke nisur prej orës 20:45.

Trajneri i Vllaznisë foli në konferencën për shtypin, ku ndër të tjera tha:

“Besoj që kjo javë ka qenë një javë reflektimi se si duhet të përmirësojmë gjërat. Dhe çfarë të bëjmë përballë kësaj skuadre. Skuadra është stërvitur shumë mirë, besimi nuk mungon dhe kam besim se çunat do të bëjnë një ndeshje shumë të mirë.

Nuk kemi ndryshuar shumë, ajo që mendoj dhe besoj është që atmosfera do të në ndihmojë me tifozët. Nisur nga kjo besoj se motivimi do të jetë shumë herë më i lartë se sa ka qenë.

Formacioni? Nuk e kemi vendosur akoma, sepse është edhe një stërvitje e fundit. Besoj do të vendosim nesër në mëngjes. Për momentin nuk kemi dëmtime. Hakaj ka qenë pak pa qejf nga ndeshja e Belfastit, por është stërvitur rregullisht në ndeshjet e fundit.

Rivalët? Ata krijonin superioritet numerik në mesfushë. Gjithsesi mendoj se nesër do të jetë e menaxhueshme, sepse do të përdorim një strategji të re. Në mënyrën se si do të qasemi ndaj kësaj skuadre.

Ftohje me tifozët? Unë nuk e di që ka ftohje me tifozët, unë eci në rrugët e Shkodrës. Dal gjithmonë nga shtëpia, vij në zyrë dhe kthehem më pas në shtëpi. Dhe shikoj që qytetarët e Shkodrës janë shumë sportdashës.

Nuk kam parë kurrë veprime apo fjalë që janë te pjesa që ka ftohje, përkundrazi na kanë dhënë mbështetje në rrugë, motivim.

Kualifikimi? Gjithmonë ka optimizëm. Se edhe në ditët e fundit të tij kur njeriu ka gjëra madhore, duhet të ketë shpresë dhe shpresa e mban gjallë. Unë besoj te sportistët, e shoh çdo ditë mënyrën se si stërviten ata.

Në futboll gjithçka është e parashikueshme, gjithçka mund të ndodhë, nuk është e thënë që del gjithçka që bëjmë. Por besojmë te skuadra dhe futbollistët. Për sa kohë kemi mbështetjen e tyre dhe të tifozëve, gjërat do të bëjnë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat