Atletico Madrid “hedh në erë” planet e Juventusit

Futboll

Atletico Madrid “hedh në erë” planet e Juventusit

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 12:44
Simeone

Franck Kessie është një nga lojtarët që trajneri i Juventus Massimiliano Allegri, ia kërkon me patjetër drejtuesve të klubit bardhezi.

Mesfushori nuk arriti të integrohej plotësisht në skemat e Xavi Hernandez te Barcelona dhe duket se opsioni më i mirë është të lëvizë në një tjetër destinacion. Juventusi është gati ta rikthejë në Itali aty ku më parë Kessie është aktivizuar me Milanin dhe Atalantën, madje t’i “premtojë” edhe vendin e titullarit në një mesfushë me Rabiot e Pogba.

Në këtë formë, dukej sikur torinezët afroheshin çdo ditë e më shumë me 26-vjeçarin.

Por, së fundmi ka të reja nga Spanja pasi tashmë është Atletico Madrid që po studion mundësinë për të transferuar lojtarin nga Bregu i Fildishtë. Atletico dhe Barcelona mund të nisin së shpejti tratativat për Joao Felix me këtë të fundit që e deklaroi hapur se dëshiron transferimin te katalanasit dhe në bisedime mund të shfaqet edhe emri i Kessie.

Barça është e gatshme t’ia dhurojë mesfushorin që ka vlerësimin e Diego Simeones, madje për të mbërritur te shërbimet e Felix, blaugranat ofrojnë jo vetëm Kessie, por edhe Ferran Torres. Kështu, objektivi “Kessie” për Juventus vështirësohet pasi edhe vetë lojtari nuk e ka me qejf një rikthim në Itali dhe ndoshta bardhezinjtë do të duhet të fokusohen tek një tjetër mesfushor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat