Një tjetër klub anglez në garë për yllin e Juventusit

Futboll

Një tjetër klub anglez në garë për yllin e Juventusit

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 11:08
Denis Zakaria

Aston Villa është skuadra më e fundit që i është bashkuar garës për shërbimet e mesfushorit të Juventusit Denis Zakaria.

Zvicerani ishte huazuar te Chelsea edicionin e kaluar, por që kishte probleme të vazhdueshme me lëndime.

Pas gjashtë muajve, Zakaria u rikthye te Juventusi të cilët e informuan se mund të largohet sepse nuk është pjesë e projektit.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, West Ham deri vonë ishte favorit për blerjen e Zakarias, por tani kësaj gare i është bashkuar edhe Villa.

Trajneri Unai Emery që po vazhdon ta përforcojë klubin anglez ka kërkuar informata për mundësinë e transferimit të zviceranit.

Sidoqoftë, një blerje e mundshme gjithnjë mund të varet nga largimi i mundshëm i mesfushorit Douglas Luiz që kërkohet nga Tottenhami..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat