Martino: Viti më i vështirë i karrierës sime

Futboll

Martino: Viti më i vështirë i karrierës sime

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 12:05
Tata Martino

Pas Barcelonës së konsideruar “dream team”, një lloj “Barcelona 2” po përftohet në MLS. Gerardo Martino ndoshta nuk e priste të gjente në Miami kaq shumë lojtarë të trajnuar tashmë në kohën e përvojës së tij në pankinën Blaugrana. Pas Messit dhe Busquets do të vijë Jordi Alba, ndërsa Iniesta dhe Suarez janë shumë të tunduar.

Në një intervistë për “Catalunya Radio”, trajneri argjentinas kujtoi se sa i vështirë ishte ai sezon në “Camp Nou” dhe gjithashtu foli për atë që pret në të ardhmen: “Nuk e kuptova mirë se çfarë do të thoshte të ishe trajneri i Barçës dhe për këtë pagova një çmim të lartë.

Ishte viti më i vështirë i karrierës sime, nuk isha në dijeni të gjithçkaje që përfshinte kjo sfidë. Unë nuk kisha qenë lojtar i Barçës, Boca apo River dhe përfundova duke paguar një çmim të lartë për mungesën e përvojës”.

Tani aventura e tij në Florida: “Ne jemi në gjysmë të sezonit, me një skuadër që po ndryshon dhe entuziazmin që gjeneroi ardhja e Messit. Duhet të përfundojmë rindërtimin e ekipit dhe t’i japim formë futbolli. Iniesta? Ai është një nga lojtarët më të mirë dhe njerëzit më të mirë që kam trajnuar ndonjëherë. Nuk kam asgjë më shumë për të thënë”.

Tata Martino është prezantuar si trajneri i ri i Inter Miami. Argjentinasi u shty në mënyrë të pashmangshme nga Lionel Messi dhe Sergio Busquets, të dy lojtarë të tij në kohën e Barcelonës:

“Ndonjëherë SHBA dhe Miami lidhen me pushimet. Në fakt, nuk është ajo që duam në këtë aventurë.

Ne duam të konkurrojmë, me Leon dhe Sergio folëm për arritjen e suksesit.

Ata janë kampionë bote, kampionë spanjollë, nuk duan përkrah lojtarë që nuk e kanë këtë ADN. Kjo është ajo që do të bëjmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat