Guardiola: Walker është shumë i rëndësishëm për ne

Futboll

Guardiola: Walker është shumë i rëndësishëm për ne

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 17:23
Walker e Guardiola

Prej javësh tashmë “bavarezët” e Bayern Munich e kanë shprehur haptazi “pëlqimin” e tyre për transferimin e anësorit anglez të mbrojtjes së Manchester City, Kyle Walker, me këtë të fundit që duket se nuk është kundra kalimit te kampionët gjermanë.

Mirëpo, ditën e sotme për të ardhmen e anësorit ka folur vetë tekniku Guardiola, i cili pavarësisht se nuk e ka aktivizuar në çdo ndeshje 33-vjeçarin, sërish dëshiron që “pistoni” i krahut të djathtë të qëndrojë në “Etihad”.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ai ka cilësi të veçanta.

Është një futbollist i pazëvendësueshëm. Klubet janë në kontakt me të, por ne do të luftojmë që ai të qëndrojë në klub”,- është shprehur tekniku spanjoll mbi të ardhmen e Walker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat