Rijeka zbarkon në Prishtinë, kërcënon Dukagjinin

Futboll

Rijeka zbarkon në Prishtinë, kërcënon Dukagjinin

Nga: K. Goca Më: 26 korrik 2023 Në ora: 14:07
Rijeka në Prishtinë

Klubi i madh kroat, Rijeka, sot ka zbarkuar në Prishtinë dhe kërcënon se do ta mposhtin Dukagjinin.

Rijeka do të ndeshet me Dukagjinin e Klinës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja luhet nesër në orën 20.00 në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të dytë kualifikuesve për Conference League. 

Image

Rijeka pas 35 viteve vjen në Prishtinë.

Ndeshjen e fundit e ka zhvillua me 4 maj me Prishtinën pikërisht në vitin 1988, ku pësuan humbje me rezultat 2:1 në kuadër të elitës së futbollit ish jugosllav.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat