Kjo është arsyeja që klubi i madh kroat ka ndërruar aeroportin për në Kosovë 

Futboll

Kjo është arsyeja që klubi i madh kroat ka ndërruar aeroportin për në Kosovë 

Nga: K. Goca Më: 26 korrik 2023 Në ora: 14:27
Skuadra kroate Rijeka

Skuadra kroate Rijeka nesër do të hapin një kapitull të ri në garat europiane përballë një skuadre dhjetëfish më pak më buxhet, shkruan mediumi kroat “Novilist”.

“Futbollistët e Rijekës kanë mbërritur në Prishtinë, ku të enjten në orën 20.00 do të luajnë kundër KF Dukagjinit,”, - njoftoi klubi i Rijekës.

Ndonëse nisja e planifikuar ishte nga Aeroporti i Rijekës në Krk, por për shkak të motit të keq, bardhezinjtë u nisën për në Zagreb, prej nga udhëtuan për në Prishtinë.

Të mërkurën në mbrëmje (20:00), Rijeka do të stërvitet në stadiumin Fadil Vokrri, ku të enjten do të fillojë në të njëjtën kohë historinë e tyre evropiane”, shkruan media kroate.

Lista:

Adrian Liber, Aleksa Todroviq, Alen Grgiç, Bruno Goda, Danilo Veiga, Emir Dilaver, Emmanuel Banda, Franjo Ivanoviq, Ivan Lepinjica, Ivan Smolçiq, Jorge Obregon, Lindon Selahi, Marco Martinja, Marijan Çabra Zlomisliq, Matej Mitroviq, Niko Galesiq, Nais Djouahra, Nediljko Labroviç, Niko Jankoviq, Silvio Ilinkoviq, Stjepan Radeljiq, Toni Fruk, Veldin Hoxha.

Ndeshja luhet nesër në orën 20.00 në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të dytë kualifikuesve për Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat