Xhixha magjik, shënon dy herë ndaj kampionëve të Polonisë

Futboll

Xhixha magjik, shënon dy herë ndaj kampionëve të Polonisë

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 22:13
Xhixha

Redon Xhixha heroi i Qarabag. Sulmuesi kurbinas u bë protagonist në ndeshjen e parë raundit të dytë të kualifikueseve të Champions League. Ish-sulmuesi i Tiranës shëni dy herë në pak sekonda, duke barazuar rezulatin ndaj Rakow.

Edhe pse kampionët e Polonisë kishin shënuar 2 herë, Xhixha arriti që në të 73-ën të realizonte golin e parë, duke goditur saktë me kokë pas një harkimi nga e djathta.

Vetëm 2 minuta më vonë, sërish 25-vjeçari devijoi saktë nga fare pranë portës, këtë herë me shpatull duke barazuar rezulatin.

Dy gola me shumë peshë për Qarabag, ndërkohë që në anën tjetër Xhixha konfirmon se ka kapur formën e duhur, pasi shkon në kuotën e katër golave në kualifikueset e Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat