Rijeka e mposht Dukagjinin në “Fadil Vokrri”

Futboll

Rijeka e mposht Dukagjinin në “Fadil Vokrri”

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 22:04
Dukagjini ka pësuar humbje si vendas kundër Rijekas,

Dukagjini ka pësuar humbje si vendas kundër Rijekas, në ndeshjen që ishte e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Dukagjini ka pësuar humbje minimale 1:0 nga Rijeka.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Niko Jankovic, i cili ia siguroi fitoren Rijekas në minutën e 30’.

Ndërkaq, te Dukagjini kishim dy kartonë të kuq, ku Altin Merlaku u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, ndërsa trajneri Armend Dallku u ndëshkua me të kuq në minutën e 89’.

Ndeshjen e kthimit Dukagjinit do ta zhvillojë më 3 gusht në “HNK Rijeka” me fillim nga ora 20:15.

Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Rijekas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat