Aleksandar Vuçiq harro Kosovën, shko pyete Millojko Pantiqin, në komandën e kujt ke qenë dhe çfarë të ngjau në kafe?

Futboll

Aleksandar Vuçiq harro Kosovën, shko pyete Millojko Pantiqin, në komandën e kujt ke qenë dhe çfarë të ngjau në kafe?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 29 korrik 2023 Në ora: 13:36
Vuçiq

Aleksandar Vuçiq njihet që moti si tifoz i klubit famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit.

Vuçiqi pa fije turpi i del në mbrojtje tifozëve famëkeq “Delije” të Zvezdës.

Vuçiqi nuk skuqet fare për asgjë sepse është pajuar me turpin që nga koha kur ka qenë zëdhënës i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. 

Në ndeshjen miqësore mes Cërvena Zvezdës së Beogradit dhe Fiorentinës së Firencës, “Delije”, shfaqën koreografinë e turpit: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.

Komentatori sportiv, serbi Millojko Pantiq, para një kohe ka deklaruar në mediumin kroat “Veçernj list” për fytyrën e vërtetë të Vuçiqit dhe sojit të tij. 

“Dëgjo, edhe pse jam serb, duhet të theksoj se Vuçiqi është e keqja më e madhe e shoqërisë dhe popullit serb, ai është një huligan i pastër që është rritur në atë gropë, në veri të Marakanës, Vuçiqi ka qenë nën komandën e kriminelit më të madh në Evropë në atëkohë, Zhelko Razhnatoviq - Arkan!

Ashtu, edhe sot e kësaj dite ai mburret se si nën drejtimin e Arkanit ka marrë pjesë në atë sherr legjendar në Maksimir në vitin 1990 në ndeshjen e Dinamos me Cërvena Zvezdën, transmetojeni për të gjithë zarasit. Ende është huligan, asgjë nuk ka ndryshuar!”, ka thënë Pantiq. 

Kush e rrahu Vuçiqin?

"Më pas Vuçiq ka shkuar në një kafe ku mblidhen tifozët e Partizanit, ‘Grobari’, ka dashur të provojë veten, por e kanë rrahur 'si kau në lakër'!

Më pas, Vuçiq i gënjeu fansat e Zvezdës dhe tha: 'Ja ku jam, kush nga ju do të kishte guxim të luftonte me dhjetë ‘Grobari’ dhe tifozët e Zvezdës (‘Delije’)? Ata iu përgjigjën: 'Budalla, sapo e tregove këtë, ti nuk je për lider, çfarë i çmenduri je”- ka treguar komentatori serb.

Pantiq madje pati thënë se nuk ka frikë nga likuidimi sepse konsideron se e vetmja gjë që ka rëndësi për pushtetin aktual është që të mos ua prekni arkën.   

Çfarë tha Vuçiqi për mesazhin e tifozëve “Delije”: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.

”Serbët mendojnë se janë pjesë e territorit të Serbisë dhe kjo nuk do të ndryshojë pavarësisht se çfarë ka menduar Kurti për këtë. Ai dëshiron t'i dëbojë të gjithë serbët dhe ky është qëllimi i tij përfundimtar - tha pa fije turpi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat