“Sfidat për Special One janë vetëm inkurajim e motivim”, reagon Arbnor Rifati

Futboll

“Sfidat për Special One janë vetëm inkurajim e motivim”, reagon Arbnor Rifati

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Fillimisht, lajmin për largimin e arrestit shtëpiak të Arbnor Rifatit e dha avokati i tij Edis Kuraja, ndërsa tani këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri.

Menjëherë pasi iu pushua masa e arrestit shtëpiak, Rifati reagoi në profilin e tij zyrtarë në “Facebook”, duke falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhuruar ndaj tij dhe familjes së tij.

Po ashtu, Rifati premtoi se do punojë edhe më fuqishëm për të arritur sa më shumë suksese me klubin e tij, KB Prizrenin.

“Të dashur miq, shok e familjar.

Më lejoni së pari të ju falenderoj secilin për mesazhet e mbështetjen që ma keni dhënë në këto ditë të vështira për mua e familjen time. Nga sot zyrtarisht më është pushuar ndalesa e arrestit shtëpiak dhe tani jam i lirë. Edukimi familjar, personaliteti dhe integriteti im si njeri çdoherë ka qenë e bazuar që të punoj në parim me korektësi e drejtësi”, shkroi Rifati në “Facebook”.

“Falenderoj avokatin tim z.Edis Kuraja për gatishmërin dhe mbrojtjen profesionale e të suksesshëm. Falenderoj institucuonet gjyqësore për të cilët besoj fuqishëm në punën e tyre profesionale. Çdoherë kam servuar më të mirën për basketbollin, nga tash konfirmoj dhe premtoj që edhe më fuqishëm do punoj për klubin tim KB PRIZRENI për sukseset e rradhës. Nga zemra ju falenderoj edhe njëherë. Sfidat për Special One janë vetëm inkurajim e motivim”, shtoi më tej Rifati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat