Suarez në vështirësi

Futboll

Suarez në vështirësi

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 14:35
Suarez

Luis Suarez vendosi të vijojë aventurën me Gremion deri në dhetorin e vitit 2023, teksa e ardhmja përsa i përket vitit 2024 është ende shumë e paqartë për sulmuesin uruguajan.

36-vjeçari arriti një akord me Gremion për ta mbyllur para kohe kontratën teksa nga ana tjetër një ofertë konkrete nga Inter Miami për t’u ribashkuar edhe njëherë me miqtë e tij Lionel Messi, Sergio Busquets e Jordi Alba. Megjithatë, vetë Suarez shprehet se nuk mund ta përcaktojë të ardhmen sepse mosha e pengon të bëjë plane dhe së fundmi theksoi se i duhet të ulë intensitetin pasi nuk mund ta përballojë më të njëjtën ngarkesë.

“Duhet të tregohem i ndershëm me veten time, me trupin dhe me klubin. Ia komunikova Gremios se në vitin e ardhshëm nuk do të mundem të jem në lartësinë e duhur për sfidat që ka kjo skuadër, futbolli brazilian është shumë intensiv.

Pastaj nëse skuadra ia del të kualifikohet edhe për në Libertadores, parashikohet të ketë edhe shumë transferta. Fola me klubin dhe ata më mirëkuptuan, i falenderoj shumë.

Më dhanë edhe opsionin për të pushuar për një muaj, por unë nuk mund ta pranoja diçka të tillë. Nëse unë marr përsipër një detyrë atëherë dua ta çoj deri në fund atë.

Kam 15 ditë pa luajtur dhe ndjehem më mirë, nuk e di edhe përsa kohë mund të vazhdoj, por e di që do të më duhet ta ulë disi ritmin. Kjo është e sigurt”, u shpreh Suarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat