Skuadra nga Superliga e Turqisë shpreh interesim për Thaqin

Futboll

Skuadra nga Superliga e Turqisë shpreh interesim për Thaqin

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 11:05
Pamje nga një ndeshje

Një nga futbollistët më të mirë të Kosovës në vitet e fundit ka qenë padyshim Armend Thaqi, i cili me paraqitjet e tij ka ndihmuar shumë edhe në sukseset e klubit të Ballkanit.

Pas paraqitjeve të mira, Thaqi ka rënë në radarët e skuadrave të huaja.

Sivasspor, klubi i madh turk ka shprehur interesim për shërbimet e futbollistit kosovar të Ballkanit, Armend Thaqi.

Mbrojtësi i djathtë 30 vjeçar, Armend Thaqi pëlqehet nga drejtuesit turk dhe tashmë interesimi nga ta nuk mungon.

Tani nuk ka diçka konkrete në lidhje me transferimin e tij në Turqi, veçse një interesim nga klubi i madh, Sivasppor.

Kujtojmë se Armend Thaqi luajti ndaj ekipit turk vitin e kaluar me skuadrën e Ballkanit në grupet e Conference League, ku shkëlqeu në dy ballafaqimet, si vendas, ashtu edhe jashtë.

Madje, në Turqi, Thaqi realizoi një eurogol që atë kohë u shpall edhe goli i javës nga UEFA.Mbetet të shihet nëse do ketë përparim në këtë çështje transferimi, apo do mbetet thjesht interesim nga klubi turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat