Teuta mbyllin bashkëpunimin me kapitenin e skuadrës

Futboll

Teuta mbyllin bashkëpunimin me kapitenin e skuadrës

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 12:28
Teuta 

Emiliano Vila nuk do të jetë pjesë e Teutës së sezonit të ri teksa me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, durrsakët falenderojnë mesfushorin për kontributin.

35-vjeçari që mbante edhe shiritin e kapitenit te Teuta ishte në organikën e durrsakëve prej vitit 2019 teksa me “Djemtë e Detit” numëron 131 ndeshje.

Pjesa më e rëndësishme gjatë kësaj aventure me skuadrën e Teutës është titulli kampion në sezonin 2020/2021.

Mbetet për t’u kuptuar tashmë se cila do të jetë e ardhmja e Vilës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat