Shehi zgjedh 11-shen

Futboll

Shehi zgjedh 11-shen

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 13:34
Tirana

Orges Shehi ka punuar i qetë para sfidës me Beshiktashin. Gjatë këtyre ditëve është analizuar loja e kundërshtarit dhe se si do të rreshtohet Tirana në sfidën e dytë.

Me ekipin e parë do të jenë Selmani, Haxhiu, Najdovski, Hoxhallari dhe Përgjoni. Në mesfushë: Lushkja, Jonuzi dhe Hila. Në sulm do të luajnë Abazaj si qendërsulmues dhe nga krahët Hasani e Latifi. Alternativë mund të jetë Kaina si titullar dhe Latifi në stol.

Të gatshëm janë edhe Mici, Deliu e lojtarë të tjerë, pjesë e organikës bardheblu. Nikqi ka pësuar një goditje në këmbë dhe rrezikon sfidën e dytë.

Braziliani Kaina, që këtë sezon ka ardhur nga Vllaznia, tani po që ka vënë kandidaturën e të qenit titullar, pas golit në Stamboll.

Në formacion janë Abazaj, Latifi dhe Hasani dhe nëse Shehi vendos të ndryshojë sulmin, duhet të sakrifikojë një nga treshja fantastike. Tani është në dorë të trajnerit për të vendosur se kush do të qëndrojë në stol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat