Krivanjeva: Na pret një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e ekipit tonë 

Futboll

Krivanjeva: Na pret një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e ekipit tonë 

Nga: K.G. Më: 1 gusht 2023 Në ora: 14:11
Krivanjeva

Emocione në radhët e skuadrës së futbollit Struga Trim Lum para ndeshjes së kthimit sonte (21.00) në Podgoricë.

Struga ka fituar takimin e parë me 1:0 dhe sonte synon kalimin në rrethin e tretë të Conference League në futboll.

Ndeshja më e rëndësishme në histori

"Struga luan gjithmonë futboll të hapur, në shtëpi apo jashtë, kjo është filozofia e trajnerit tonë që ne e kemi pranuar. Në futbollin modern nuk ka më rëndësi se ku luan".

Që nga e diela qëndrojmë këtu në Podgoricë me vetëm një synim që të jemi sa më të qetë për ndeshjen historike që na pret të martën.

Po ashtu na pret një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e ekipit tonë”, tha futbollisti i Strugës, Besart Krivanjeva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat