Chelsea “dorëzohet” për Caicedon

Futboll

Chelsea “dorëzohet” për Caicedon

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 14:36
Moises Caicedo

Pas refuzimit të ofertës së tretë prej 80 milionë paundësh, nga “pulëbardhat” e Brighton, për kartonin e 21-vjeçarit,

Moises Caicedo, duket se “blutë” e Chelsea po “heqin dorë” nga shërbimet e ekuadorianit dhe në listën e teknikut Pochettino janë 3 emra të tjerë.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, Chelsea nuk do të “dorëzohet” menjëherë për Caicedo, pasi do të tentojë afrimin e tij deri në fundin e merkatos së verës, por në rast se nuk arrihet akordi, bordi i “bluve” ka gati 3 emra nga 3 kampionate të ndryshme për repartin e mesfushës.

I pari mbetet “fantazisti” i talentuar i spanjollëve të Celta Vigo, Gabri Veiga, me këtë të fundit, që ka shkëlqyer sezonin e shkuar në La Liga. Pas Veiga, në listë gjishashtu janë dhe mesfushori amerikan i Leeds United, Tyler Adams, si dhe “shkatërruesi” argjentinas i Ajax, Edson Alvarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat