Ousmane Dembele është lojtari më i ri i PSG?

Futboll

Ousmane Dembele është lojtari më i ri i PSG?

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 15:17
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele është lojtari më i ri i PSG?

Zyrtarizimi nuk ka ardhur ende, por “fantazisti” i sulmit të Barcelona-s, Ousmane Dembele mund të quhet lojtari më i ri i “gjigandëve” francezë të PSG, me kampionët e Ligue 1, që kanë arritur një marrëveshje me “katalanasit” për të paguar 50 milionë eurot e klauzolës së francezit.

Pavarësisht, se klauzola skadonte mbrëmjen e së hënës që sapo lamë pas, klubet nënshkruan një para-kontratë, për ta bërë klauzolën të vlefshme edhe për javën e parë të muajit gusht, kur pritet të përfundojnë negociatat për 26-vjeçarin.

Në krahun tjetër, Dembele ka nënshkruar një para-kontratë me “gjigandët” fracneze, të vlefshme për 5 sezonet e ardhshme, ku do të paguhet plot 15 milionë euro në sezon dhe tanimë e vetmja gjë çka mbetet është zyrtarizimi i këtij operacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat