Ten Hag: për titullin vetëm Manchester Utd

Futboll

Ten Hag: për titullin vetëm Manchester Utd

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 15:42
Ten Hag

Përpara se Manchester Utd të përfundonte turneun e tyre veror në SHBA me një humbje 3-2 me Dortmundin në Las Vegas, menaxheri Erik ten Hag u ul me “Mail Sport” për të diskutuar vitin e tij të parë në “Old Trafford” dhe sezonin e ri përpara.

Holandezi foli për një gamë të gjerë temash, duke përfshirë regjimin e ri që ai ka vendosur në klub dhe shpresat e tij për të mbyllur hendekun me Sitin. Por ai diskutoi edhe vendimin për t’i hequr shiritin e kapitenit Herri Meguajërit.

“Ky është ndryshimi midis një menaxheri dhe një qenieje njerëzore.

Në fund të fundit, futbolli ka të bëjë me marrjen e rezultateve dhe më pas duhet të marrësh vendime, por duhet ta bësh atë në mënyrë të ndershme dhe transparente.

Klubi më caktoi të marr vendime të tilla në këto momente, por gjithashtu t’i komunikoj ato vendime dhe ta bëj atë në mënyrë të drejtë dhe të ndershme.

Kjo është ajo që unë jam gjithmonë duke kërkuar të bëj. Nuk ishte një vendim kundër Herrit. Ai është pjesë e këtij grupi dhe duhet të luftojë për vendin e tij.

Titulli? Unë mendoj se në fazën përgatitore ne nuk duhet të flasim për këtë.

Mendoj se askush në Premier Ligë nuk mund ta bëjë këtë. Ndoshta Siti, sepse për gjashtë vitet e fundit ata fituan titullin pesë herë.

Çdo klub tjetër duhet së pari të luftojë për 4 vendet e para dhe më pas dy të parat. Por ne duhet të punojmë për të ngushtuar diferencat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat