Totenhemi i përgjigjet ofertës së Bajernit

Futboll

Totenhemi i përgjigjet ofertës së Bajernit

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 15:57
Pamje nga ndeshja

Kalimi i Herri Kejnit te Bajern Mynihu do të diskutohet edhe për disa ditë të tjera sipas informacioneve të fundit që vijnë nga mediat pranë Totenhemit, e ku thuhet se bisedimet mes palëve gjatë ditës së djeshme nuk janë konkluduar me arritjen e marrëveshjes.

TAKIMI- Shefi i bavarezëve, Jan-Kristian Dresen, u nis ditën e djeshme drejt Londrës, e ku mbërriti në mesditë. Diskutimet me presidentin Levi nuk e gjetën dot gjuhën e përbashkët për të rënë dakord që Herri të zhvendoset drejt Gjermanisë në vigjilje të sezonit të ri.

Shefi i “gjelave” njihet në Angli, e jo vetëm si person i vështirë kur i referohen marrëveshjeve dhe sipas “Daily Mail”, ai ka këmbëngulur në ofertën prej 100 milionë eurosh, e cila ende nuk është plotësuar nga gjermanët.

OFERTA- 93 milionë euro raportohet nga ishulli ka qenë çeku i “servirur” prej Dresenit në bisedimet me Levin. Shumat 70 milion euro dhe 80 milionë euro u refuzuan në mënyre kategorike nga londinezët, por mesa duket “pjaca” e rekordmenëve gjermanë po vazhdon me trendin rritës, duke kapur majat e shpenzimeve.

Edhe pse është e vështirë të perceptohet krahas politikave të bavarezëve, që të shpenzojnë në tregun e transferimeve për një futbollist 30-vjeçar kuota kaq të larta, megjithatë besimi i tyre ndaj aftësive poseduese të sulmuesit anglezë i ka rrëzuar “tabutë”.

Në bazë të informacione të ditëve të fundit thuhet se Herri do të firmosë kontratë 4-vjeçare, e cila do ta mbajë të lidhur me Mynihun deri në vitin 2028, e ku do të përfitojë të pakën 20 milion euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat