Ankth në Kroaci, si u zhduk nga radarët aeroplani i Dinamos së Zagrebit?

Futboll

Ankth në Kroaci, si u zhduk nga radarët aeroplani i Dinamos së Zagrebit?

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 16:25
Harta

Ankth në Kroaci, si u zhduk nga radarët aeroplani i Dinamos së Zagrebit?

Një orë ankthi u përjetua në Kroaci, teksa aeroplani me skuadrën e Dinamo Zagrebit që udhëtonte për në Kazakistan u zhduk nga radarët.

Alarmi është ngritur në Kroaci gjatë fluturimit të klubit kampion për në Kazakistan, ku sot do të përballen me Astanën, në ndeshjen e dytë të Champions League, teksa nga përballja e parë kroatët kanë avantazhit 4-0, me fituesin e çiftit që përballë do ketë AEK-un e Athinës në raundi e tretë të Ligës së Kampionëve.

Siç raportojnë mediat kroate, avioni i Dinamos fluturoi mbi Serbi dhe Bullgari pak para se të zhdukej nga radarët mbi Detin e Zi. Tifozët që po ndiqnin trajektoren e fluturimit “ngrinë” dhe në rrjetet sociale sinjalizuan… alarm.

Ngjarja u shpjegua shpejt dhe të gjithë u qetësuan.

Siç u përmend në njoftim, kjo është një procedurë standarde e ndjekur për shumë fluturime mbi Detin e Zi dhe arsyeja është se kjo zonë është shumë afër hapësirës ajrore të Ukrainës.

Pas një ore aeroplani i Dinamos së Zagrebit u shfaq sërish në radarë, konkretisht kur hyri në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë, duke vazhduar fluturimin për në Kazakistan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat