Roma kompleton mesfushën

Futboll

Roma kompleton mesfushën

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 16:50
Renato Sanchez

Roma kompleton mesfushën.

Klubi verdhekuq ka arritur marrëveshjen me Paris Saint Germain për të firmosur me mesfushorin portugez Renato Sanchez.

Palët kanë rënë plotësisht dakord dhe pritet që në dy ditët e ardhshme mesfushori të zbarkojë në kryeqytetin italian për të kryer vizitat mjekësore dhe hedhur firmën mbi kontratë.

Marrëveshja mes palëve është arritur për huazim me të drejtë blerjeje për një shifër pre 22 milionë eurosh, teksa plotësohet kështu dëshira e Mourinhos për të pasur në dispozicion mesfushorin e tij të preferuar.

Mes dy klubeve të Serisë A, mesfushori i kombëtares bën zgjedhjen përfundimtare

Me ardhjen e Sanchez, merkatoja në mesfushë mund të konsiderohet e mbyllur për Romën, që më herët ka firmosur edhe me Aouar, i cili erdhi me parametra zero nga Franca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat