Lautaro: Rri gjithë kohën me Thuram, duhet të njihemi më mirë

Futboll

Lautaro: Rri gjithë kohën me Thuram, duhet të njihemi më mirë

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 19:36
Lautaro

Me Lukakun që ‘tradhtoi’ Interin, Lautaro Martinez do të duhet të ndajë peshën e sulmit zikaltër me sulmuesin francez Marcus Thuram, i cili iu bashkua zikaltërve në fillim të kësaj vere.

Të dy e nisën si titullarë ndeshjen miqësore ndaj PSG-së, por treguan se kanë ende punë për të bërë, në mënyrë që të përshtaten me lojën e njëri-tjetrit dhe të koordinojnë më mirë lëvizjet në fushë.

E pranon këtë edhe kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, që zbulon se kalon shumë kohë me francezin, për ta njohur sa më mirë jo vetëm në fushë, por edhe në jetë.

“Thuram ka shumë cilësi, por na duhet shumë punë që të kuptohemi më mirë në fushën e lojës.

Po stërvitemi shumë dhe po kalojmë shumë kohë bashkë për t’u njohur jo vetëm në fushën e lojës dhe besoj që do të jemi gati për fillimin e kampionatit.

Kemi punuar shumë këto ditë dhe jemi pak të lodhur për shkak të ngarkesës së lartë, por e dimë që kjo do të na shërbejë shumë për sezonin e gjatë që në pret”, tha Lautaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat