Grbiq flet para ndeshjes me Struga Trim Lum

Futboll

Grbiq flet para ndeshjes me Struga Trim Lum

Nga: K.G. Më: 1 gusht 2023 Në ora: 19:43
Pamje nga ndeshja e parë

Futbollistët e Buduçnostit të Podgoricës mirëpresin skuadrën shqiptare Strugën Trim Lum, kampion i Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e dytë të raundit të dytë të kualifikimeve të Conference League.

Ballafaqimi e parë e ka fituar Struga Trim Lum me rezultat 1:0 ndaj skuadrës malazeze. 

“Duhet të tregojmë se jemi nikoqirë, më në fund duhet të prezantohemi në mënyrën e duhur para tifozëve tanë dhe të gjithë publikut malazez...”, tha kapiteni i Buduçnostit, Petar Grbiq.

Ndeshja luhet sonte në orën 21.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat