Struga për historinë ndaj Buduçnostit, formacioni që ka përzgjedhur Duro

Futboll

Struga për historinë ndaj Buduçnostit, formacioni që ka përzgjedhur Duro

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 20:07
Formacionet

Struga kërkon të shkruajë historinë sonte me kualifikimin e parë në Europë, përballë skuadrës malazeze, Buduçmost.

Ekipi kampion i Maqedonisë së Veriut, i drejtuar nga Shpëtim Duro, e ka fituar 1-0 takimin e parë me golin e shënuar nga Besart Ibraimi.

Sulmuesi veteran mbetet edhe në këtë takim pikë referimi në sulm. Në krah të tij do të jetë Radeski, por edhe Mazrekaj, që mund të depërtojë si nga krahët ashtu edhe në qendër.

Në mesfushën me katër Duro ka preferuar këta lojtarë: Malikiji, Bojku, Shabani e Zguro, Treshja e mbrojtjes do të jetë e zakonshmja Neziri-Radic-Krivanjeva, ndërsa portier Kjosevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat