Sarri i tërbuar me Lotiton

Futboll

Sarri i tërbuar me Lotiton

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 20:25
Sarri

Tension te Lazio mes presidentit Claudio Lotito dhe trajnerit Maurizio Sarri.

Trajneri tejet i pakënaqur me merkaton e drejtuar nga klubi bardhekalter, aq sa ka menduar doreheqjen por jo sipas presidentit Lotito, i cili foli sot në mikrofonat e Tag24:

“A dëshiron Sarri të japë dorëheqjen? Cfarë marrëzie, të gjitha janë totalisht false, e kuptoni? E rreme, totalisht, e rreme, ne po punojme per te ndertuar nje ekip te forte.

“Po qëndroj vetëm për ju, nuk kam pasur kurrë një grup si ky”, do t’i kishte thënë Sarri skuadrës së tij në ditën e fundit të kampit stërvitor në Auronzo, kur durimi ishte mbushur.

Vendi i dytë sezonin e kaluar duhet të ishte një shtysë për një Lazio edhe më të fortë në sezonin që do të nisë, por nuk ndodhi kështu. Sarri priti dhe i besoi kohëve të klubit, e cila ndërkohë shiti edhe Milinkovic-Savic, pa e zëvendësuar.

Trajneri kërkoi sërish katër përforcime: Ricci, Zielinski, Berardi dhe Maio Rui, sipas asaj që ka shkruar Il Messagero këtë mëngjes. Lotito ende nuk ka levizur, teksa lojtaret i kane kerkuar trajnerit te qendrojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat