Klubi skocez refuzon shifrën e majme për lojtarin nga Kosova

Futboll

Klubi skocez refuzon shifrën e majme për lojtarin nga Kosova

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 22:34
Ylber Ramadani në veprim

Sirenat e Serisë A për lojtarin nga Kosova, Ylber Ramadanin, vazhdojnë të shtohen dhe duket se mesfushori i kombëtares shqiptare është gati për hapin e madh të karrierës.

Por klubi skocez, në mënyrë të papritur, po i bëhet atij pengesë për një lëvizje të tillë.

Sipas mediave italiane, Leçe ka një akord me futbollistin dhe ka hedhur hapa konkret për firmën e tij, që mendohej se ishte afër.

Pasi pa t’i refuzohej një ofertë prej 1 milion eurosh për kartonin e futbollistit nga Aberdini skocez i cili ka nën kontratë lojtarin, Leçe përmirësoi ofertën duke menduar se do të siguronte një “po” këtë radhë.

Klubi i Serisë A ofroi 1,3 milionë euro për kartonin e Ramadanit, i cili ishte transferuar me parametër zëroi në Skoci një vit më parë.

Por klubi i Aberdin, duke parë interesimin në rritje për të, ka refuzuar edhe këtë ofertë të dytë të Leçes.

Kjo edhe për faktin e thjeshtë se një ditë më parë, nga Italia i kishte mbërritur një ofertë 1,1 milionë euro nga klubi i Veronës.

Aberdini i ka refuzuar të gjitha ofertat, duke insistuar që të mbajë futbollistin, me sa duket derisa të vijë një ofertë më e rëndësishme ekonomike për të..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat