Rrebesh gola në Podgoricë, skuadra shqiptare rrëzon Buduçnostin 

Futboll

Rrebesh gola në Podgoricë, skuadra shqiptare rrëzon Buduçnostin 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 1 gusht 2023 Në ora: 23:03
Struga Trim Lum

Ndeshje sikur e çmendur në kryeqytetin e Malit të Zi, mes Buduçnostit të Podgoricës dhe Struga Trim Lum.

Shtatë gola të shënuara dhe fitore për mbamendje e kampionit të Maqedonisë së Veriut, skuadrës shqiptare Struga Trim Lum, me rezultat 4:3 ndaj Buduçnostit.

Struganët edhe ndeshjen e parë e kanë fituar në Ohër me 1:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:3 eliminojnë skuadrën malazeze, duke u kualifikuar në rrethin e tretë të Conference League.

Trim i ndeshjes është Marjan Radeski, duke shënuar het – trik dhe më i merituari që struganët rrëzuan Buduçnostin.

Ndeshje me kthesa në rezultat, 1:0, 1:2, 2:3 dhe 3.4.

Për Buduçnostin shënuan Miomir Gjuriçkoviq (7'), Vasilije Axhiq (45+4'), Petar Sekulloviq (82') dhe për Struga Trim Lum realizuan Marjan Radeski (11', 45+3' e 74') dhe Besart Ibraimi (66'). 

Struga tani për rival e ka FC Swift Hesperange nga Luksemburgu.

Buduçnosti – Struga TL 3:4

Stadiumi në Podgoricë.
Gjyqtar: D. Munro (Skocia). 
Shënues: Miomir Gjuriçkoviq (7'), Vasilije Axhiq (45+4'), Petar Sekulloviq (82') - Marjan Radeski (11', 45+3' e 74') dhe Besart Ibraimi (66').
Kartona të verdhë; Axhiq, Injatoviq, Grbiq – Neziri.
Buduçnosti: Pavliçiq, Sekulloviq, Gjuriçkoviq, Axhiq, Injatoviq, Brnoviq (Dashiq 79'), Mirkoviq, Axhiq (Pavllovski 85')ç, Gasheviq, Perishiq (Mrvaleveviq 59'), Grbiq.
Trajner: M. Milinkoviq. 
Struga: Kjoshevski, Krivanjevca, Radiq (Jaroviq 89'), Neziri, Zguro, Shabani, Bojku, Maliqi (Taiti 70'), Mazrekaj (Ukpa 25'), Radeski, Ibraimi (Jahja 79')
Trajner. Sh. Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat