Kapiteni i Spanjës prezantohet tek Interi

Futboll

Kapiteni i Spanjës prezantohet tek Interi

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 12:38
Pamje nga prezantimi

Inter Miami ka prezantuar Jordi Albën si futbollistin më të ri. Anësori i majtë spanjoll, gjen në skuadrën nga Florida miqtë e vjetër Leo Messi dhe Sergio Busquets.

Kapiteni i kombëtares spanjolle, ka firmosur deri në dhjetorin e vitit 2024 me Interin në MLS. Me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit me një tjetër vit.

“Ardhja tek Interi ishte vendimi më i mirë që mund të merrja në këto momente. Jam i lumtur që bashkohem sërish me Messin dhe Busquets.

Jam shumë i emocionuar dhe shpresoj të fitojmë të gjithë titujt e mundshëm.

Dua të fitojë gjithçka me këtë klub”, u shpreh 34-vjeçari.

Nuk mungon një koment për trajnerin Gerardo Martino, me të cilin punoi edhe në “Camp Nou”: “Tata është një trajner me shumë përvojë dhe një person shumë i ndershëm”.

Jordi Alba kaloi te Barcelona 11 sezone radhazi.

Gjatë së cilave ia doli të fitonte plot 18 trofe me fanellën katalanase mbi supe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat