Tuchel apel klubit

Futboll

Tuchel apel klubit

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 12:42
Tuchel

Pas shitjes së Sadio Mane në Arabi, skuadra e Bayern Mynih është aktive në merkato në disa fronte.

Në pritje që të zgjidhë çështje për transferimin e Harry Kane, skuadra bavareze kërkon edhe një mesfushor.

Trajneri Thomas Tuchel ka qenë i qartë në konferencën e fundit për shtyp, ku i është drejtuar klubit: “Bayern ka nevojë për një mesfushor me tipare mbrojtëse. Unë e kam ndërmend profilin ideal për atë pozicion dhe ia kam bërë të qartë klubit çdo detaj”.

Edhe pse Tuchel nuk përmendi emra, mësohet se objektivi i Bayern për atë pozicion është 23-vjeçari francez Ayrelien Tchouameni, që luan me Real Madrid.

Bëhet fjalë për një lojtar që vështirë se madrilenët do ta lënë të alrgohet kaq lehtësisht.

Lojtari ka një kosto të lartë, rreth 80 milionë euro dhe një kontratë deri në vitin 2028 me Real Madrid. Ai mbërriti verën e kaluar në Madrid dhe në sezonin e parë u aktivizua në total në 50 ndeshje, pa realizuar asnjë gol.

Edhe pse impakti i sezonit të parë të Tchouameni me fanellën “los blancos” ka qenë i vështirë shanset që ai të largohet janë të pakta. Ndaj Bayern po mundohet ta marrë lojtarin në formë huazimi me një vit, pa të drejtë blerje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat