Voska Sport prezantoi nigerianin Olatunbosun

Futboll

Voska Sport prezantoi nigerianin Olatunbosun

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 14:08
Olatunbosun

Skuadra e Voska Sport ka njoftuar se ka nënshkruar me nigerianin, Sikiru Olatunbosun, sulmues krahu, i cili vjen nga TuzlaSpor në Ligën e Parë turke.

"F.C.  Voska Sport ka kënaqësinë të ju njoftojë se prej sot pjesë e skuadrës tonë është nigeriani, Sikiru Olatunbosun.

Bëhet fjalë për një sulmues krahu, i cili na bashkohet si agjent i lirë, derisa së fundmi ishte pjesë e TuzlaSpor në Ligën e Parë turke.

I njëjti në Turqi kishte luajtur edhe me Menemenspor dhe Ankaraspor, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten edhe në Egjipt, duke luajtur me skuadrën e Smouha.

Ndryshe karrierën e kishte nisur në vendlindjen e tij në Nigeri te skuadra e MFM FC, aty ku kishte luajtur edhe me Plateau United dhe Rivers United.

Olatunbosun tashmë disa ditë po stërvitej me skuadrën tonë, duke zhvilluar madje edhe dy ndeshje miqësore, në të cilat kishte realizuar gola. Fillimisht shënoi ndaj Elbasanit në fitoren 3:1, ndërsa gjithashtu shënoi edhe në ndeshjen e fundit kundër Fushë Kosovës, kur pikërisht goli i tij na e siguroi fitoren.

Me Olatunbosun kemi firmosur kontratë dy vjeçare", njofton FC Voska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat