Tottenham forcon mbrojtjen!

Futboll

Tottenham forcon mbrojtjen!

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 13:08
Mickey van den Ven

Tottenham forcon mbrojtjen!

Prej disa kohësh tashmë, ndër “pikat e dobta” që londinezët e Tottenham kanë është vija e fundit e mbrojtjes, teksa jo në pak raste “gjelat” anglezë kanë shpërdoruar avantazhin duke pësuar në fund të ndeshjes e për rrjedhojë duke humbur pikë të vyer në renditje.

Mirëpo, duket se gjërat janë duke ndryshuar dhe sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, Tottenham ka nënshkruar me një ndër talentet më premtues të repartit të mbrojtjes në Evropë.

Bëhet fjalë qendërmbrojtësin e Wolfsburg, Mickey van den Ven dhe sipas raportimeve të gazetarit është arritur akordi mes klubeve, me skuadrën e Tottenham, që do të paguajë plot 50 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit dhe pritet që gjithçka të finalizohet në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat