UEFA publikon listën, ku renditet Deçiqi i Tuzit?

Futboll

UEFA publikon listën, ku renditet Deçiqi i Tuzit?

Nga: K. G. Më: 5 gusht 2023 Në ora: 12:38
Deçiqi

UEFA ka publikuar renditjen e klubeve, po ku gjendet skuadra shqiptare nga Mali i Zi, Deçiqi i Tuzit?

Përveç Deçiqit ku gjenden edhe klubet tjera malazeze? 

“Sipas renditjes më të fundit të shtëpisë evropiane të futbollit, e cila merr parasysh performancën e klubeve gjatë pesë viteve të fundit në Champions League, Europa league dhe tani në Conference League, Buduçnost është në vendin e 148-të, ndërsa Sutjeska në vendin e 161-të.

Kështu, dy klubet malazeze më të njohura u gjendën përballë KI Klaksvik (169), i cili këtë verë u kualifikua në xhiron e tretë të kualifikimit në Champions League dhe tashmë ka siguruar të paktën një paraqitje në fazën e grupeve të Conference League. 

Nga klubet e tjera malazeze, Deçiq zë vendin e 382-të, Iskra është një pozitë më poshtë, ndërsa në vendin e 388-të është kampionia e tretë aktuale dhe kampionia e parë e Malit të Zi Zeta.

Arsenali nga Tivati, Podgorica dhe OFK Titograd zënë pozitat 417, 418 dhe 419.

Megjithatë, ajo që është shumë më e rëndësishme dhe ajo që përcakton në fund të fundit se sa përfaqësues do të ketë një vend në kompeticionet evropiane, është renditja e kampionateve kombëtare.

Dhe ka vetëm dy liga pas Malit të Zi, Gjibraltari dhe San Marino”, shkruan mediumi malazeze “Vijesti”.

"Klubi më i mirë evropian sipas koeficienteve të UEFA-s është kampioni aktual evropian Manchester City, i ndjekur nga Bayern, Real, Chelsea dhe Liverpool. Top 10 u plotësuan nga Paris Saint-Germain, Manchester United, Inter, Roma dhe Juventus.

Dinamo e Zagrebit (38) është më e mira në rajon.

Kur bëhet fjalë për ligat, Top 5 janë Premier League angleze, La Liga spanjolle, Seria A italiane, Bundesliga gjermane dhe Eredivisie holandeze”, - shkruan media malazeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat