Arrihet akordi

Futboll

Arrihet akordi

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 17:51
Denis Zakaria

Arrihet akordi!

I transferuar me shumë bujë nga Borussia Monchengladbachh, drejt “bardhezinjve” të Juventus, mesfushori, Denis Zakaria nuk ia doli kurrë me fanellën e “zonjës së vjetër” e pas një huazimi te “blutë” e Chelsea tashmë duket se ka ardhur koha që “helveti” të gjejë një “aventurë” të re.

Për këtë të fundit mendojnë francezët e Monaco, të cilët kanë arritur me “zonjën e vjetër” akordin për transferimin e 26-vjeçarit, i cili pritet t’i kushtojë francezë vetëm 20 milionë euro, shifër kjo aspak e ekzagjeruar për një lojtar në nivelin e Zakaria.

Mirëpo, jo vetëm me “bardhezinjtë, pasi “princat” e Ligue 1 kanë arritur gjithashtu akordin dhe për një kontratë të shpejtë personale me lojtarin e tanimë e vetmja gjë çka pritet është zyrtarizimi i marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat