Daja “qan” mungesat

Futboll

Daja “qan” mungesat

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 22:46
Daja

Ballkani është gati për raundin e 3 të Ligës së Konferencës. Kundërshtari e radhës për kampionët kosovarë është Lincoln Red Impacts nga Gjibraltari, që u eliminuan nga Karabak në Chapionsin League.

Pasi e mundën skuadrën irlaneze Larne, portokallezinjtë janë gati për një tjetër paraqitje të mirë.

Në konferencën para ndeshjes, trajneri Ilir Daja deklaroi se në këtë fazë kundërshtarë të lehtë nuk ka, duke marre parasysh edhe mungesat që ka Ballkani.

“Mendimi im është mundësitë për kualifikim janë 50/50, sepse kemi pasur tri ditë kohë për ta përgatitur ndeshjen, ndërsa kundërshtari ka pasur tri javë kohë.

Turin e dytë nuk ka luajtur, si duket, me problemet e shortit.

Ata kanë pasur tri javë kohë dhe ne kemi pasur tri ditë kohë.

Prandaj, them që nuk është favorit as Ballkani, as kundërshtari. Gjasat janë 50/50. Kështu, do të futemi në fushë, duke e respektuar maksimalisht si një kundërshtar të turit të tretë të Ligës së Konferencës”.

Bashkë me trajnerin Daja ishte i pranishëm mbrojtësi Bajram Jashanica, i cili deklaroi se beson në cilësinë që ka ekipi i tij, por në lojë do të futen pa e nënvlerësuar kundërshtarin.

Ballkani në përballjen me Lincoln do të ketë dy mungesa të mëdha, mesfushorin Lidon Emerllehu, i lënduar (do të jetë jashtë fushave për 1 muaj), dhe sulmuesin Albion Rrahmani, tashmë i transferuar te Rapidi i Bukureshtit. Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Lincoln luhet të enjten nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat