Ballkani për fitore

Futboll

Ballkani për fitore

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 12:20
Pamje nga një ndeshje

Sot (e enjte) është në orar për t’u zhvilluar ndeshje e parë e raundit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës mes Ballkanit dhe Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Pas kalimit me sukses të Larnes në raundin e dytë, kampioni i Kosovës do t’i vazhdojë garat në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Në këtë raund, Ballkani do të ndeshet me klubin Lincoln Red Imps nga Gjibraltari, në ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Prishtinë.

Takimi i sotëm është paraparë të fillojë nga ora 20:45 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet pas një jave apo më saktë më 17 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat