Zanetti dhe sherri në sfidën me Juven

Futboll

Zanetti dhe sherri në sfidën me Juven

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 18:27
Javier Zanetti

Javier Zanetti ka shuar 50 qirinj, 50 vite për një legjendë të Inter-it dhe të gjithë Argjentinës.

Pupi, pseudonimi i trashëguar nga vëllai i tij Sergio, flet për veten dhe zbulon shumë anekdota të karrierës së tij të gjatë fillimisht si futbollist dhe më pas si drejtues.

Një nga më korrektët, brenda dhe jashtë fushës, Zanetti donte të tregonte në intervistën e gjatë me La Nacion për herën e fundit që i është dashur të bëjë sherr. Një ngjarje shumë e rrallë për argjentinasin që shpjegon herën e fundit që i ka ndodhur diçka e tillë:

“Isha shumë i zemëruar për një episod që përfshinte Juventus-in kur u kualifikuam në finalen e fundit të Coppa Italia disa muaj më parë.

Qëndrimi i njerëzve që punojnë për klubin më mërziti shumë.”

Ai i referohet përballjes së dyfishtë me bardhezinjtë që më pas dërgoi zikaltrit në Romë kundër Fiorentina-s, një sfidë e dyfishtë e karakterizuar nga shumë nervozizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat