Egnatia niset të shtunën drejt Italisë

Futboll

Egnatia niset të shtunën drejt Italisë

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 23:14
Pamje nga konferenca

Egnatia ka prezantuar fanellat e reja për sezonin 2023-2024.

Fanella e parë, që është dhe karakteristike e klubit, jeshile me të zezë, kurse e dyta, e cila do të përdoret në transfertë, është e kuqe me kuadrata të bardhë, që në fakt ngjan si ajo e Kroacisë.

Duamena dhe Malota kanë bërë dhe prezantimin e fanellave të Egnatias, kurse presidenti Agim Demrozi tregon se erdhi kjo miqësore luksi me Interin.

"Kemi dashamirësit tanë, që na ndjekin edhe atje. Kemi miq të sportit, shumë miq të sportit që na dhanë mbështetje dhe do të na mbështesin gjithmonë", thotë Demrozi në prag të sfidës me Interin.

Por a mundet që një ditë Interi të kthejë vizitën në Shqipëri dhe të rrisë bashkëpunimin me Egnatian?

"Mai dire mai, thonë italianët. Nuk i dihet edhe mund të vijë", shpjegon presidenti i Klubit të Futbollit Egnatia.

Evis Karaj, përfaqësuesi i Spitalit “Amavita”, është një ndër sponsorët e Egnatias, ndërsa tanimë është rritur dhe buxheti financiar i rrogozhinasve. Ja pse mbështet Egnatian dhe presidentin Demrozi

"Faktikisht ne nuk e prisnim.

Por kjo historia e Egnatias tonë është si një film i bukur sepse nuk e priste kush që Egnatia të arrinte maja kaq të larta. Megjithëse presidenti e di dhe brenda tij e kishte këtë vizion, por ishte një surprizë e këndëshme", nënvizon Evis Karaj.

Egnatia niset të shtunën drejt Italisë, atje ku të dielën në Ferrara do të luajë me Interin, dhe më pas kthehet të hënën në Rrogozhinë për të vijuar përgatitjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat