Zanetti: Sjellja e njerëzve që punojnë për Juventusin më mërziti shumë

Futboll

Zanetti: Sjellja e njerëzve që punojnë për Juventusin më mërziti shumë

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 13:28
Zanetti

I intervistuar nga “La Nacion”, zv.presidenti i Interit, Javier Zanetti e kujtoi kështu sherrin e tij të fundit, pas temperamentit të tensionuar me Juventusin, në ndeshjen e fundit të Kupës së Italisë: “U zemërova shumë për një episod që ndodhi kundër Juventusit, kur u kualifikuam në finalen e Kupës së Italisë, disa muaj më parë.

Më mërziti shumë qëndrimi i njerëzve që punojnë për klubin bardhezi. Herën e fundit që kam qarë? Për gëzimin që na dha Argjentina në Katar, pas fitores së finales së Kupës së Botës.

Të gjithë ne argjentinasit kemi qarë në familje”.

Zv.presidenti i Interit foli edhe për lidhjen e tij me zikaltrit, me të cilët fitoi gjithçka: “Nuk do të ishte Interi, kaq romantik dhe unik. Nuk e kam menduar kurrë këtë tipar si negativ, përkundrazi na bën të ndryshëm, të aftë për çdo gjë. Ne nuk kemi limite.

Menaxhmenti mund të ndryshojë, por nuk duhet të humbasim identitetin tonë. Unë po luftoj për këtë. Identiteti është i ndërsjellë. Është një ndjenjë familjare, me të cilën kam marrë frymë që nga dita e parë.

Një familje e qëndrueshme përballë vështirësive, e cila i kalon pengesat bashkarisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat