Lojtari shqiptar: Italia më kërkoi në Kombëtare, por ishte vonë

Futboll

Lojtari shqiptar: Italia më kërkoi në Kombëtare, por ishte vonë

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 14:12
Kumbulla

Roma ka mbërritur në Tiranë për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Partizanin.

Marash Kumbulla, në një intervistë për mediat italiane ka folur edhe sa i përket zgjedhjes së Kombëtares.

Mbrojtësi vazhdon të jete i dëmtuar dhe mund të kthehet në variantin më të mirë para Krishtlindjeve.

“Që kur isha 15 vjeç, Shqipëria më ka kërkuar gjithmonë. Fillova me ekipin e tyre të të rinjve, nuk kam pasur kurrë kontakt me Italinë derisa bëra debutimin tim në Serie A.

Kur ata dolën përpara (FIGC, ed) ishte tepër vonë. Ndër të tjera, ndihem shqiptar . 

Në Tiranë trofeu i parë i karrierës sime dhe fitimi i tij në vendin tim ishte edhe më i bukur”, tha Kumbulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat