Milan huazon te Genoa anësorin brazilian

Futboll

Milan huazon te Genoa anësorin brazilian

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 14:46
Junior Messias

Milan huazon te Genoa anësorin brazilian!

Përveç afrimeve të shumta këtë merkato vere, në radhët e “kuqezinjve” të Milan ka gjithashtu dhe largime, ku pas Sandro Tolari, Ante Rebic e Charles de Ketelaere tashmë është larguar një tjetër lojtar, kësaj here thjesht në huazim.

Bëhet fjalë për anësorin brazilian, Junior Messias, me 32-vjeçarin e sulmit, që fillimisht rinovoi kontratën e tij me “kuqezinjtë” e Milanos deri në verën e vitit 2025 e më pas kaloi për vetëm 1 sezon, te rivalët italianë të Genoa, me këta të fundit që mund të sigurojnë përfundimisht kartonin e “fantazisitit” në fundin e sezonit, nëse plotësohen kushtet e dakorduara në kontratë, të cilat ende nuk janë zbuluar.

Ndërkaq, kujtojmë se sezoni e shkuar, Messias zbrit plot 36 në fushë për “djajtë” e Milan dhe në këto përballje arriti të shënontë gjithësej 6 gola, si dhe të dhuronte 2 asistime për shokët e tij të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat