Debutim ëndrrash për yllin e ri të Serie A

Futboll

Debutim ëndrrash për yllin e ri të Serie A

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 15:10
Mateo Retegui

Debutim ëndrrash për Mateo Retegui me Genoa-n.

Sulmuesi i kuqebluve shënoi dy herë në ndeshjen e Coppa Italia kundër Modenas dhe ka gjetur golin pas vetëm 32 sekondash.

Goli i parë zyrtar i numrit 19 ishte prej sulmuesi të vërtetë: ish-lojtari i Tigre përfitoi nga krosimi i Frendrup dhe mundi portierin Gagno në shtyllën e parë me një goditje të bukur me këmbën e djathtë.

Sulmuesi i kombëtares italiane, i paguar më shumë se 15 milionë euro mes pjesës fikse dhe bonuseve, u paraqit menjëherë në mënyrën më të mirë të mundshme para tifozëve të Genoa-s.

Edhe me kombëtaren e Roberto Mancini-t, Mateo Retegui kishte arritur të shënonte gol në debutimin e tij, por me atë rast erdhi disfata 2-1 ndaj Anglisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e EURO 2024 të luajtur në Napoli.

Sulmuesi i dalë nga shkolla e Boca Juniors më pas është përsëritur në ndeshjen e dytë, atë ndaj Maltës dhe ka arritur të lërë menjëherë gjurmë edhe në  Kupën e Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat