Anglia eliminon Kolumbinë

Futboll

Anglia eliminon Kolumbinë

Nga: K.G. Më: 12 gusht 2023 Në ora: 15:16
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Anglisë është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.

Vashat angleze shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Kolumbisë.

Për Anglinë realizuan futbollistet Hemp (45+7') e Russo (63') dhe për kolumbianet Santos realizoi në minutën e 44-të.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin në Sydney para 75.784 shikuesve.

Anglia tani do të përballet me mikpritësen e kampionatit, Australinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat