Australia me penallti më e mirë, rrëzon francezet

Futboll

Australia me penallti më e mirë, rrëzon francezet

Nga: K. G. Më: 12 gusht 2023 Në ora: 15:23
Australia

Kombëtarja e Australisë është shumë afër finales së madhe në Kampionatin Botëror që po mbahet në shtetin australian.

Australianët shënuan fitore me penallti me rezultat 7:6 ndaj Francës, pasi ndeshja u mbyll pa gola (0:0).

Nga 20 penalltitë që u kryen, 7 u humbën (3 të australianet e 4 të francezet). 

Ndeshja u luajt në Brisbane para rreth 50 mijë shikuesve.

Vashat e Australisë rrëzuan francezet dhe tani me padurim presin gjysmëfinalen e Botërorit.

Ato do të takohen me Anglinë, e cila sot e mposhti me 2:1 Kolumbinë.

Në gjysmëfinalen tjetër ndeshen Spanja dhe Suedia.

Më 15 gusht

Spanja - Suedia 10.00

Më 16 gusht
Australia - Anglia 12.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat