Inter, miqësorja që motivon Duamenën

Futboll

Inter, miqësorja që motivon Duamenën

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 15:28
Duamena

Egnatia tashmë është gati për ndeshjen miqësore të luksit me Interin, që do të luhet të dielën në Ferrara.

Një takim që është mirëpritur në kampin rrogozhinas, ndërsa Rafael Duamena, golashënuesi i sezonit të kaluar për Egnatian, tregon përshtypjet e tij për këtë sfidë me zikaltërit.

 “Të luash një miqësore të tillë është vlerë jo vetëm për Egnatian, por dhe për futbollin shqiptar.

Interi është ndër klubet më të mira në Europë dhe ne do të mundohemi të japim vlerat tona më të mira në fushën e lojës në mënyrë që të tregojmë se kush është Egnatia. Ky takim është një mundësi e mirë për të gjithë”, thotë sulmuesi i Egnatias

Por a është për Duamenës kjo miqësore me Interin si një shans që në të ardhmen të luajë në Serinë A?

 “Seria A është ndër kampionatet prestigjioze në Europë e kush nuk do të donte të luante atje.

Sigurisht që unë jam i përqendruar tek Egnatia. Të bëjë mirë me këtë ekip e më pas të tjerat vijnë me radhë. Por unë do të përqendrohem të jem në lojë ai që kam qenë sezonin e kaluar”, shpjegon Duamena

Ndërkohë Duamena ka shpallur dhe objektivat për sezonin e ri për të si individ dhe Egnatian si skuadër.

 “Unë shpresoj që ne të bëjmë po aq mirë sa ishim në sezonin e kaluar.

Detyra ime është të shënoj sa më shumë për skuadrën dhe Egnatia të renditet ndër tre vendet e para në kampionat.

Pjesëmarrja në Kupat e Europës është ndër objektivat tonë, por pa hequr dorë nga trofetë. Pra titulli kampion, apo Kupa e Shqipërisë”, ka përfunduar Duamena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat