Liria me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes me Ballkanin

Futboll

Liria me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes me Ballkanin

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Skuadra e Lirisë do ta nis nesër aventurën në Superligën e Kosovës, pas promovimit nga Liga e Parë.

Sezonin 2023/24 skuadra e Lirisë do ta nis kundër kampionit, Ballkanit, me ndeshjen që zhvillohet nesër në stadiumin “Përparim Thaçi” me fillim nga ora 17:00.

Edhe pse ndeshja zhvillohet nesër, klubi i Lirisë ka vendosur që të nis që nga sot shitjen e biletave për tifozët.

Klubi prizrenas përmes një komunikate në “Facebook” ka njoftuar se shitja e biletave fillon nga sot si pasojë e interesimit të madh.

“Shkaku i interesimit të madh të opinionit, drejtues të Lirisë, tashnë kan nxjerrë në shitje biletat. Të interesuarit, nga tani e deri në orët e vona, sonte biletat mund t'i blejnë në këto lokacione. Në Bazhdarhane te ëmbëltore ‘Missini’. Në Sheshin ‘Shatërvan’, tek ‘Barcode’. Tek ABI qarshia, në ‘Ponte lounge’ dhe në Ortakoll tek ‘Lamour’”, shkroi Liria në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat