Mbrojtësi veteran nuk pranon largimin nga Juventusi

Futboll

Mbrojtësi veteran nuk pranon largimin nga Juventusi

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 15:44
Bonucci e Chiellini

Leonardo  Bonucci është i vendosur për qëndrimin tek Juventusi.

Sipas “Tuttomercatoweb”, mbrojtësi Italian i është ofruar skuadrës së Ajaxit, por lëvizja nga Torino duket sikur nuk i pëlqen 36-vjeçarit.

Lojtari i  përfaqësueses italiane dëshiron të vazhdojë aventurën te “Zonja e Vjetër” pasi beson se është akoma në gjendje që të luajë në nivele të larta.

Vitin e ardhshëm starton  “Euro 24” dhe ish-kapiteni i “Bardhezinjve” nuk dëshiron të mungojë, prandaj mendon se largimi nga Italia do të ndikonte negativisht tek forma e tij, gjë që do t’i rrezikonte pjesëmarrjen në Evropian.

Kompeticioni kontinental pritet të jetë i fundit për mbrojtësin që numëron 95 ndeshje me kombëtaren e Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat