Ndeshja Partizani - Roma jehonë edhe në mediat italiane

Futboll

Ndeshja Partizani - Roma jehonë edhe në mediat italiane

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 16:28
Roma

Ndeshja Partizani- Roma është subjekt edhe i mediave italiane. 

Today.it, një faqe kjo e specializuar për sportin, ka bërë një analizë të të dyja skuadrave, duke ju referuar jo vetëm përballjes së tyre, por edhe përgatitjeve që ato po bëjnë për kampionatet respektive, si dhe ballafaqimet në kupat e Evropës.

Sipas today.it, Roma, pak më shumë se një javë nga fillimi i Serisë A, mbërrin provimi i fundit i propozuar nga kalendari parasezonal. 

Ndeshjet testuese që shoqëruan përgatitjen e Giallorossi (Verdhekuq) dhanë ide interesante, por edhe rezultate të përgjithshme pozitive: humbja e vetme të dielën e kaluar në Francë ndaj Toulouse, së cilës i shtohen edhe dy ndeshjet “poker” kundër Estela Amadora dhe Farense dhe barazimi 1-1 kundër Bragës në Portugali

Ndërsa për Partizanin today.it shkruan se “Tori Rossi” (Demat e Kuq), e mbyllën sezonin e kaluar duke fituar kampionatin e tyre të shtatëmbëdhjetë, në një sprint tipik “Made in Tirana”. 

Vendi i parë i lejoi skuadrës shqiptare që të përfshihej në tabelën e para eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Në pritje të fillimit të Kategorisë Superiore të planifikuar për në 26 gusht, Partizani po ballafaqohet në raundet paraprake të Ligës së Konferencës. Në raundin e parë kapërceu pengesën e kampionëve të Andorras të Atlètic Escaldes me fitore të dyfishtë 1-0 dhe 4-1, ndërsa në ndeshjen e dytë ata mundën skuadrën letoneze Valmiera 2-1,

Kjo është miqësorja e fundit në kalendarin parasezonal për Giallorossët, të ftuar nga kampionët shqiptar të Partizanit, për tu përballur në Arenën Kombëtare në Tiranë.

Ky është takimi i parë në histori mes dy skuadrave, të cilat përballen me njëra-tjetrën në stadiumin që pret ndeshjet e kombëtares shqiptare, duke kujtuar suksesin verdhekuq në Konferencën e vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat